Google ADS

Ministri Sefaj takohet me Ambasadorin Zviceran (FOTO)

12:36 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim ambasadori Hubert Lebet tha se shteti zviceran do të vazhdoj të përkrah proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Sipas njoftimit të Ministrisë të dy bashkëbiseduesit folën për çështjen e migrimit ku vlerësuan se ka pasur bashkëpunim të mirë në këtë çështje.

Njoftimi i plotë:

Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin zviceran

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim ambasadori zviceran i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

21728628_1478657152222798_3725666141284835836_o 21752804_1478657148889465_2130979817432513770_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme