Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.
Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe qeverisë amerikane të intensifikohen.
Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Sefaj për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...