Ministri Sefaj takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

13:47 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme