Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm.
Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë nw shërbim të qytetarëve. Gjithashtu në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.
Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...