Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha me bashkëpunëtorët, të cilët e uruan për detyrën, duke i ofruar bashkëpunim sa i përket pjesës sindikale të policisë.
Më këtë rast ministri Sefaj vuri në dukje së është e rëndësishme që në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë së Kosovës, të koordinohet edhe bashkëpunimi me përfaqësuesit social të policisë, të cilët vazhdimisht angazhohen në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan ministrin Sefaj me sfidat që e presin Policinë e Kosovës dhe vunë në pah kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore, si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij për përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e policisë dhe theksoi se tashmë ligji për pensionimin e zyrtarëve policor është në fazat e fundit të tij, para se të dërgohet në qeveri dhe kuvend.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell