Google ADS

Ministri Sefaj priti në takim kryetarin e KF ‘Prishtina’ Remzi Ejupi

20:35 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim miqësor kryetarin e KF “Prishtina”, Remzi Ejupi, shkruan arbresh.info.

Sefaj ka thënë se klubi futbollistik “Prishtina” përveç kënaqësisë që ju ka dhënë dashamirësve të futbollit, ky klub sipas tij ka mbajtur gjallë edhe frymën kombëtare.

Postimi i plotë:

Sot prita në një takim miqësor kryetarin e KF ‘Prishtina’, Remzi Ejupi. Si adhurues i klubit futbollistik ‘Prishtina’ ⚽ mund të them se ky klub i madh sportiv, përveç që ka kënaqur dashamirët e futbollit me lojëra cilësore, në njërën ose mënyrën tjetër historikisht ka mbajtur gjallë frymën kombëtare.

Gjenerata e artë ? e FC Prishtina dikur dhe talentët e rinj që janë pjesë e këtij klubi sot, i shtojnë vlerat kryeqytetit tonë, Prishtinës”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme