Google ADS

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu

10:19 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve.

Ministri Sefaj theksoi se bashkëpunimi mes policive të rajonit do të bënte më të sigurtë secilin shtet veç e veç dhe do të ndikonte edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, theksoi se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme