Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.
Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve.
Ministri Sefaj theksoi se bashkëpunimi mes policive të rajonit do të bënte më të sigurtë secilin shtet veç e veç dhe do të ndikonte edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, theksoi se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët.
Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...