Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

08:48 | 19 Tetor 2017
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili e uroi ministrin Sefaj për detyrën e re dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim.

Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se në vendin tonë situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme