Ministri Sefaj po raporton në Kuvend me dyer të mbyllura për zhvillimet në Inspektoratin Policor

11:39 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshëm, Flamur Sefaj po raporton para Komisionit për Punë të Brendshme për zhvillimet në inspektoratin policor.

Ministri Sefaj ka kërkuar nga Komisioni që raportimi i tij të jetë i mbyllur për media, shkruan Arbresh.info.

“Është mjaft çështje delikate sepse disa janë edhe proceduriale. Por unë mendoj që është mirë me qenë e mbyllur sepse nuk devijohet procesi i punës që jemi. Duhet të limitohemi me informata” tha ministri Sefaj.

Disa anëtarë të Komisionit e kundërshtuan këtë dhe pas një diskutimi rreth gjysmë ore u vendos që ky takim të mbahet me dyer të mbyllura për media./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme