Një djalosh i ri pa përvojë i Beogradit, i cili vjen nga ndonjë kuartier luksoz i këtij qyteti, është një politikan i cili vuan për vëmendje.
Këto janë fjalët me të cilat fillon intervistën e tij për arbresh.info ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj.
Ai këto epitete ia atribuon shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, të cilin ministri e sheh si shkaktarin kryesor të gjithë kësaj rrëmuje që ndodhi prej ditës së hënë.
Sipas ministrit Sefaj, Gjuriq me hyrjen e tij në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, ia ka marrë fytyrën Serbisë.
Sefaj është shprehur i habitur se si presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mban afër vetës një njëri me ambicie të sëmura siç është Gjuriq.
“Jam shumë i sigurt që ai nuk është konsultuar me shefin e tij, ai është një karrierist, i cili mundohet ta dominojë edhe zotëri Vuçiqin, dhe si metodën më të mirë e ka gjetur që të vijë nganjëherë ilegalisht në Kosovë, të hyjë në mënyrë klandestine, edhe atë e konsideron një lloj solidarizimi kinse me popullatën që jeton në veri të Kosovës”, tha ministri Sefaj për arbresh.info.
Sefaj, gjithashtu i ka jap përgjigjeje edhe Listës Serbe, e cila gjatë ditës ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të drejtorit të Policisë së Kosovës.
Ministri Sefaj, po ashtu, ka folur edhe për qëndrimin unik, racional e të koordinuar mes të gjitha institucioneve për aksionin e Policisë në veri të Mitrovicës.
Ministri ia ka bërë thirrje Marko Gjuriqit që të vijë në Prishtinë, por kësaj radhe në mënyrë legale dhe të pajiset me leje qëndrimi për të jetuar në Kosovë, dhe kësisoj të disiplinohet.
Ministri Sefaj, ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe e Marko Gjuriq.
Lexojeni të plotë intervistën
ARBRESH.INFO: Cila është përgjigjja ndaj kërkesës së Listës Serbe për dorëheqjen tuaj?
Mendoj se ai që duhet të japë dorëheqje dhe kujt duhet t’i kërkojë dorëheqje Lista Serbe është zotëri Marko Gjuriq, të njëjtën dorëheqje duhet t’i kërkojë edhe shefi i tij zotëri Vucic, mendoj që Marko Gjuriq ia ka marrë fytyrën Serbisë kësaj radhe, por që është ma e keqja ka shkaktuar le të themi një situatë të keqe para së gjithash për banorët në veri të Kosovës, sepse deri para ardhjes së tij ka pas një qetësi, ka pasur rend, ndërsa ai na detyroi që ne të intervenojmë aty për ta zbatuar ligjin për të mbrojtur Kushtetutën si dhe marrëveshjen e Brukselit, që ne t’i dërgojmë njësitë speciale për ta ndalë dhe pastaj për ta larguar nga shteti.
Mendoj se zotëri Gjuriq për shkak të ambicieve të veta personale, jam shumë i sigurt që ai nuk është konsultuar me shefin e tij, ai është një karrierist, i cili mundohet ta dominojë edhe zotëri Vucicin, dhe si metodën më të mirë e ka gjetur që të vijë nganjëherë ilegalisht në Kosovë, të hyjë në mënyrë klandestine, edhe atë e konsideron një lloj solidarizimi kinse me popullatën që jeton në veri të Kosovës. Zotëri Gjuriq sigurisht jeton mirë në Beograd, duket një djalosh i ri pa përvojë i Beogradit nga ndonjë kuartier luksoz dhe ai vjen këtu dhe na mëson neve, popullatën e Kosovës çfarë nacionaliteti qoftë si duhet të veprojmë, kjo nuk duhet të lejohet më asnjëherë.
ARBRESH.INFO: Cila është përgjigjja juaj ndaj presidentit Vuçiq?
Besoj që atë fjali ai duhet ta përdorë për Marko Gjurqin sepse ai është shkaktar e gjithë kësaj situate e cila ndodhi. Të gjithë ne shoqëria jonë, institucionet vendore, institucionet ndërkombëtare dhe ato të Serbisë duhet të merren me Gjuriqin, dhe duhet të pyesin pse ai erdhi në Kosovës kur e kishte të ndaluar, pse nuk priti 12 orë që të vijë dhe t’ia bëjë një të mirë popullatës serbe që të mos ia prish rendin të qetësisë. Ai këtë e ka bërë pikërisht e ka bërë për ambicie të tij të një djaloshi të ri të papërvojë, të cilin unë çuditem si presidenti Vucic e lejon ende ta ketë rreth vetes.
ARBRESH.INFO: Pse kësaj radhe kaq të vendosur për të arrestuar Gjuriqin?
Dhjetë ditë më parë të gjitha institucionet e Kosovës kanë qentë të qëndrimit, duke u nisur nga presidenti, kryetari i parlamentit, kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme i cili edhe e ka dhënë ndalesën, Ministria e Brendshme, të gjithë kanë qenë unikë që ai person nuk duhet të hyjë të hënën në Kosovë. Nuk ka qenë ndalesë e përhershme as permanente, ka qenë për shkaqe objektive tona, për shkaqe të sigurisë dhe nuk ka qenë asgjë diçka e veçantë. Ai është dashur ta respektojë atë dhe të vijë një ditë më vonë, gjithë këtë ai e ka shkaktuar duke dashur të tregojë heroizmat e tij dhe ajo që unë çuditem më së shumti është se si anëtarët e Listës Srbska të cilët janë funksionarë të lartë në shtetin tonë rrinë pas tij në një konferencë për shtyp që zgjati mbi 50 minuta dhe shohin si ai e promovon veten me heroizmin e tij se ai ka hyrë ilegalisht, se vetëm atë e ka si substancë se nuk ka ndonjë aftësi intelektuale, se duket se nuk ka lexuar edhe shumë, dhe këta i rrinë prapa dhe e dëgjojnë se çka flet Marko Gjuriq që sigurisht e kaluar natën në një vend luksi të Beogradit.
ARBRESH.INFO: Kush e dha urdhrin dhe kush e ka monitoruar gjendjen e njësiteve speciale në Veri?
Qëndrimi ka qenë unik, racional i koordinuar mes të gjitha institucioneve. Nuk ka asnjë konspiracion dhe është mirë të evitojmë të merremi me veten në këtë rast.
ARBRESH.INFO: Për çka do të paditet Gjuriqi?
Besoj që duhet të shohim se çfarë të drejta kemi që ta padisim, sepse ai ka shkaktuar trazira të mëdha duke ndikuar në rendin dhe qetësinë e qytetarëve në Veri.
ARBRESH.INFO: A po i bëni ftesë zotit Gjuriq që të bëhet banor i Kosovës?
Mirë do të kishte qenë që ai të bëhet banor dhe ta ketë adresën në veri diku në Mitrovicë dhe të jetojë çdo ditë me atë të cilëve u mban leksione se si duhet të jetojnë në Kosovë, por në të njëjtën kohë duhet ta dorëzojë shtetësinë e Serbisë dhe ta lë punën atje për të cilën paguhet.
ARBRESH.INFO: A do të arrestohen ata që tentojnë të formojnë Asociacionin jashtë ligjeve të Kosovës dmth në mënyrë ilegale?
Lista Srbska janë politikanë që janë votuar nga popullata e Kosovës në veri apo komunë tjetër, ata janë qytetarë të Kosovës dhe iniciativat e tyre mund të trajtohen në shumë mënyra sepse janë brenda Kosovës janë çështje e tona të brendshme e Kosovës, çështja e ardhjes së Gjuriqit në Kosovë është problem ndërkombëtar me atë njeri duhet të merren institucionet.
ARBRESH.INFO: Ju e keni një zëvendës të juaj në ministri që vjen nga Lista Serbe, nga të hënën a keni pas ndonjë komunikim me të a është paraqitur në vendin e punës?
Raportet e mia me zotëri Millan kanë qenë dhe janë jashtëzakonisht korrekte dhe shumë profesionale. Duke ju falënderuar përvojës së tij kemi punuar se bashku në mënyrë të sinqertë që të rregullojmë çështjen e dokumenteve dhe targave në veri. Ishim duke biseduar për të gjitha këto, ishin edhe proceset tjera që ishim duke i bërë, pra, kombinimi ynë ka ndodhë në atë moment kur të gjithë besojmë në një shoqëri multi-etnike. Por çka ndodh?, Vjen një çun i ri nga Beogradi dhe vendos të hyj në Kosovë ilegalisht dhe tenton t’i shkatërroj të gjitha këto, para së gjithash, tenton t’ua shkatërroj qetësinë dhe harmoninë qytetarëve në veri. Nuk besoj që ata janë shumë të lumtur për ardhjen e tij. Ne jemi në kontakt në të. Kemi bisedua që është mirë ti vazhdojmë proceset që së bashku i kemi filluar sepse edhe ai merr përgjegjësi tek votuesit e tij dhe tek institucionet e Kosovës.
Zotëri Gjuriq i fton ata që të mbijetojnë, do të thotë u kërkon që të mos jetojnë por ju thotë mbanë ju një gjendje të tillë që kur të vi unë ju foli pak kthena ne Serbi i marr do vota dhe kthena prapë te ju. Ka mjaft djem të ri në veri që mundët me menaxhuar pa prezencën e Gjuriqit në mënyrë mjaftë profesionale.
ARBRESH.INFO: Shqetësimi i fundit që është krijuar tek banorët është qarkullimi i disa aeroplanëve serb që kanë fluturuar? A keni formacione që kanë kërkuar ata të hyjnë në territor të Kosovës apo i kanë bërë këto manovra për futje të frikës?
Ata kanë pas manovra në territorin e tyre dhe mund të kenë qëlluar rastësisht. Por është mirë me pyet Marko Gjuriq se çka ka shkaktuar ai nëse kjo është bërë për shkak të ndaljes së tij. Është mirë që ai njeri të zgjohet në mëngjes dhe të fillojë të këndojë. Është mirë që shefi i tij ta largoj atë njeri tërësisht nga skena politike nëse nuk e bënë shefi i tij është mirë popullata në veri të mos merret me të dhe të mos i jep respekt. U pa që nuk kishte shumë njerëz që kanë dalë për ta pritur dhe për t’i dëgjuar ato retorikat e tij të lodhshme. Ai njëri duhet të zhduket nga skena politike në Serbi sepse është duke e ofenduar edhe vetë popullin serb me prezencë e tij./Arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’