Google ADS

Ministri Sefaj paralajmëron njohje të patentë-shoferëve nga vendet e BE’së

21:54 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të ketë marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së

Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së ?? që ende nuk e lejojnë këtë gjë”, ka shkruar Sefaj në facebook.

Sefaj ka thënë se patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së

Postimi i plotë:

Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë.

Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme