Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të ketë marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së
“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së ?? që ende nuk e lejojnë këtë gjë”, ka shkruar Sefaj në facebook.
Sefaj ka thënë se patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së
Postimi i plotë:
Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë.
Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...