Ministri Sefaj i përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

13:08 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka shprehur përkushtimin e tij për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkruan arbresh.info

Ai këto komente i ka bërë në takimin me shefen e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolovën dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë.

Sefaj ishte në një vijë me kryeministrin Ramush Haradinaj në kërkesën për liberalizimin e vizave.

Ministri citohet të ketë thënë se liberalizimi i vizave do të parandalojë migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme