Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dënon aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Ngjarje të tilla nuk i shërbejnë Kosovës në proceset të cilat po kalon.
“Shpreh keqardhje për vrasjen e z. Oliver Ivanivoiq, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatet e hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë.”, thuhet në komunikatën për shtyp të MPB-së.
Menjëherë pas këtij rasti ministri Sefaj, priti në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të dy këta shprehën keqardhje për këtë akt, si dhe ngushëlluan familjen e të ndjerit. Gjatë këtij takimi ministri Sefaj dhe Bahtiri, përmes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviç i cili gjendet në veriun e Mitrovicës kontaktuan edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, ku i shprehën atij gatishmërinë e plotë për zbardhjen e rastit dhe u potencua se bashkëpunimi i nivelit lokal është shumë i rëndësishëm në këto momente./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...