Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me Ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic.
Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Kapitanovic për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të
zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, ambasadorja kroate ishte veçanërisht e interesuar për sektorin e verës dhe vreshtarisë, si dhe për prodhimin e mjedrave. Ajo theksoi se
bashkëpunimi në aplikimin e standardeve të BE-së në produktet bujqësore do të përmirësohet dhe se do të ofrojnë përvojën e Kroacisë në këtë drejtim.
Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë moderne.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...