Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verës, Bekim Hoxha ka marrë pjesë sot në takimin e rregullt vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL).
Ky është takimi i 11-të me radhë dhe është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës, i organizuar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH dhe Grupi Punues Rajonal për Zhvillimin Rural të Evropës Juglindore (SWG).
Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm rajonal dhe reformave në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.
Ministrat e bujqësisë dhe delegacionet e shumta, gjithashtu diskutuan për shkeljen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin rural në rajonin e EJL përmes proceseve të bashkëpunimit rajonal në këtë pjesë të Evropës.
Nikoqirë të këtij takimi për këtë vit ishin Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Saroviç dhe Sekretari i Përgjithshëm i SWG, Boban Iliç.
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...