Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi disa takime të rëndësishme.
Ministri u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit. I shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ministri Reçica u takua me Paul Pfeuffer nga Zyra për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore.
Në takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos rreth papunësisë dhe shërbimeve familjare dhe sociale.
Në takim u diskutuan dhe u vlerësuan veprimet rreth reformave të ndërmarra nga MPMS, përmbylljes së infrastrukturës ligjore dhe fillimit të zbatimit të tyre, si dhe përmbushjes së obligimeve të MSA-së.
Gjithashtu mes bashkëbiseduesve u fol edhe për zhvillimet politike në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Reçica zhvilloi edhe një takim me Kevin Willcutts nga Departamenti Shtetëror i Punës.
Temë diskutimi ishte puna e rëndë te fëmijët, posaçërisht format e këqija të punëve të fëmijëve, meqërast ministri tregoi rreth sfidave më të cilat Kosova përballet në këto fusha.
Nga Departamenti Shtetëror i Punës u zotuan për të mbështetur Kosovën nëpërmjet formave të bashkëpunimit si, trajnime për Inspektoratin e Punës, për Qendrat për Punë Sociale, policinë dhe organet tjera, me qëllim të parandalimit por edhe të trajtimit të duhur të punëve të rënda tek fëmijët si dhe ato rreth trafikimit.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi