Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj dhe Skënder Krasniqi.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me MPMS-në, për të krijuar vende të reja pune, në mënyrë që të zvogëlohet numri i punëkërkuesve dhe mundësia e zvogëlimit të familjeve me asistencë sociale.
Nga Oda e Afarizimit të Kosovës kërkoi që të bëhet riaftësim i fuqisë punëtore, që të jenë në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.
U elaboruan edhe çështje të tjera rreth problematikave me rastet e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, si dhe u diskutua rreth pushimit të lehonisë.
Ministri Reçica i ofroi bashkëpunim Odës së Afarizmit të Kosovës për temat dhe qëllimet e përbashkëta.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...