Google ADS

Ministri Reçica priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar

18:00 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Sot Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe masat që do të merren në MPMS, gjithashtu si temë ishin skemat sociale, ato pensionale si dhe ato për kategoritë e luftës. Temë diskutimi ishin dhe politikat lidhur legjislacionin e ri të paraparë me planin qeverisës të Republikës së Kosovës.

Ministri Reçica i njoftoi mysafirët me planet e tij për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto kategori.

Bashkëbiseduesit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme