Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka marrë pjesë në konferencën lidhur me temën “ Shkathtësitë, Punësimi dhe Rritja”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, në bashkëpunim me Konfederatën Zvicerane, në mbështetje të projektit SDC EYE të implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA.
Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi organizatorët për këtë konferencë, Odën Ekonomike Amerikane, Konfederatën Zvicerane dhe organizatat tjera, të cilët kanë qenë të përfshira në hulumtimin e “Analizës së Boshllëkut të Shkathtësive”. Ministri Reçica theksoi se kjo iniciativë, por edhe të tjerat për hulumtimin e nevojave të tregut të punës, janë shumë të rëndësishme për institucionet e Kosovës, e në veçanti për MPMS-në.
Për më tepër, Ministri Reçica informoi të pranishmit, se në kuadër të MPMS-së ka krijuar një grup profesionistësh, të cilët janë duke studiuar të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet nga hulumtimet e tjera për nevojat e tregut të punës, por do të studiojnë edhe këtë hulumtim, me qëllim që këto hulumtime të shërbejnë në hartimin e politikave sa më efikase për punësimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...