Google ADS

Ministri Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

12:53 | 29 Shtator 2023
A Z

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë.

Rashiq deklaroi se edhe një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Nenad Rashiq, ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme