Pretendimet se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka quajtur të paqena.
Sipas tij, është përpjekje e kotë që të tentohet të ndjellet diçka që është kundër UÇK-së, në gjakun e familjes Jusuf Gërvalla.
Për ministrin Peci, kjo “është shtisje”.
“Kjo temë është një tentativë për t’iu rikthyer një teme të shtisur sikurse në të kaluarën, në periudhën pas luftës që ka pasur një tendencë që me e fut ish-presidentin Rugova si një kundërshtar i vlerave dhe asaj se çfarë përfaqëson familja Jashari”.
“E dyta mendoj që partite politike kryesisht opozitare, në një masë, sikur po bien pre e asaj që po e them temë e shtisur dhe mendoj që i ka dalë boja për shkak se me pretendu se Donika Gërvalla është kundër UÇK-së është thjesht e paqenë”, është shprehur Peci.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ministri Peci ka thënë se jo vetëm ministrja Gërvalla por asnjë shqiptar nuk beson se kanë diçka kundër kauzës, veprimtarisë dhe luftës së UÇK-së.
“Në këtë kontekst, mendoj që çdo përpjekje, gjatë një viti qeverisjes, ne në Kosovë jemi përballur me një super ekskluzive e cila ka mbretëruar për një kohë të gjatë, ka qenë pritet shumë shpejt me burime të sigurta shkarkimi i Gërvalles, derisa në një intervistë kryeministri i vendit, Albin Kurti thjesht e shfyru atë balon”, ka thënë ai.
Siç theksoi ministri, tentativa për ta prishur këtë qeveri, të gjitha qarqet opozitare janë shumë të vetëdijshëm dhe e dinë se ku duhet të sulmojnë, shkruan Portali D.
“Adresat e para të sulmit që të munden ta prishin partneritetin në mes LVV-së dhe Guxo, është presidentja, zyra e presidencës, zyra e zëvendëskryeministres”, ka thënë ai.
“Mos të harrojmë se data e çlirimit 12 qershori, zyrtarisht shënohet si Dita e Paqes, në postimin e Donika Gërvalles nuk e pash në këtë rast rolin dhe kontributin e Ibrahim Rugovës, por kur flet për luftën çlirimtare, ajo i përfshin ushtrinë çlirimtare por edhe gjeneratat e tëra, rolin dhe kontributin e gjeneratave në breza, dhe rolin e kontributin dhe luftën e Shaban Polluzhës, për shkak se nuk ka luftuar vetëm ushtria por është një periudhë gati një shekullore e sakrificës së popullit të Kosovës për çlirim”.
Ai ka thënë se është mirë si temë të shtrohet se kush është mënyra e përfaqësimit në nivel institucional që i bën nder më të madh kontributit të popullit të Kosovës për çlirim në këtë rast edhe dëshmorëve të fundit të UÇK-së.
“A janë ata përfaqësuesit e dinjitetshëm, të pakorruptuar, që e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundur, a janë ata që luftojnë për Kosovën sikurse kanë luftuar ushtarët e UÇK-së apo janë ata që në emër të UÇK-së kanë abuzuar edhe thjesht kanë instaluar qeverisje korruptive që e kanë degraduar edhe nivelin e mirëqenies edhe proceset integruese të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, përfundoi ai.
Në anën tjetër, fjalëve të ministrit Peci i është kundërpërgjigjur analisti Dardan Gashi, duke thënë se nëse sulmet ndaj presidentes Osmani po shihet si sulm ndaj partisë në pushtet, atëherë sipas Gahsit “nuk është bërë prerja”.
“Nuk shkoi një vit po dalin skandalet, po dalin korrupsionet. Për ato të ministrisë së kulturës, punëve të jashtme, më herët ministria e mjedisit dhe transportit, çdo javë nga një po del”, ka thënë Gashi.
“Ju e nisët që nga koha e Rugovës, e deri më sot i bëtë krejt kriminel. Ju thatë se mënyra më e dinjitetshme duke i përfshirë liderët e UÇK-së është mënyra e Vjosa Osmanit. Thatë që për ta prishur koalicionin po bëhen sulme ndaj presidentes dhe ministres së jashtme, që i bie se ju e konsideroni Vjosa Osmanin si pjesë të partisë tuaj”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka përkujtuar të rënët për liri, ushtarët e NATO-s, dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që ndaluan gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar”.
“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm”, shtoi ajo.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...