Ministri Peci takon ambasadorin austriak, flasin për mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian

15:55 | 27 Prill 2021
V. S.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe Sandra Horina, Përfaqsuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin e grave fermere si pjesë integrale e zhvillimi të bujqesisë në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Faton Peci potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri, ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme