Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës (UÇK) shënon ngjarjen kulmore të luftës për liri.
Peci me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se rënia heroike e familjes Jashari ndryshoi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
“Epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998, shënon ngjarjen kulmore të luftës për liri. Rënia heroike e familjes Jashari si vepra më sublime plot dhëmbje e krenari, ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Historia e Kosovës është histori Qëndrese!”, ka shkruar ministri Peci.
“Gjaku i dëshmorëve është amaneti i lirisë! Lavdi familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...