Ministri Peci premton 10 milionë euro grant për sistemin e ujitjes nga muaji qershor

09:45 | 17 Maj 2023
A. B.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar që së shpejti në bashkëpunim me bankën Botërore do të nënshkruhet marrëveshja për një grant në vlerë 10 milionë euro për investime në ujitje.

Peci, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, folën për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Peci, /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme