Google ADS

Ministri Peci njofton se çka përfshin Programi per Pagesa Direkte – Subvencione 2024

19:14 | 14 Mars 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se çka përfshinë Programi për Pagesa Direkte-Subvencione 2024.

“Programi per Pagesa Direkte – Subvencione 2024 përfshinë edhe:

Rritjen e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg.

Subvencionimin e pemishteve ekzistuese me 504 €/ha.

Bimët mjeksore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse të cilat do të subvencionohen me 504 euro për hektarë.

Rritjen e përkrahjes për sipërfaqet e çertifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike.

Rritje për vreshtarët në 1104 euro për hektar ndërsa me 0,08 cent/litër do të subvencionohet vera e prodhuar.”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Për bukën e sofrës”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme