Google ADS

Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media

15:37 | 26 Dhjetor 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbaj konferencën përmbyllëse për media.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë ai do të prezantojë të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar sektori i bujqësisë këtë vit, si dhe përgjatë mandatit të tij, shkruan Arbresh.info.

Konferenca do të mbahet në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili gjendet në Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”, kati IV në lagjen Pejton në ora 09:00./Arbresh.info/

 

Të ngjashme