Skandali i raportuar disa ditë më parë, ku Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka marrë një grant prej gati 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e stallës dhe blerjen e lopëve qumështore, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Vetëm disa ditë pas këtij njoftimi, sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli, ka bërë të ditur se dy muaj më vonë,
Ministria e Bujqësisë i ka ndarë gjithashtu 100 mijë euro grant edhe për dajën e deputetes Pacolli.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka ndarë grantin për Blerim Pacollin dhe ka refuzuar projektin e Grave të Krushës, të cilat kishin aplikuar me Kooperativën Bujqësore “Krusha”.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët në kryeqytet dhe ata kanë shprehur mendimet e tyre mbi këtë çështje.
Disa prej tyre e konsiderojnë veprimin si një abuzim të hapur me fondet publike dhe kanë kritikuar qeverinë për mbrojtjen e këtyre veprimeve.
“Valla boll i kemi pasur të kaluarit hajna, këta ishin edhe më hajna se krejt. E kanë me të drejtë që të ankohen, këta po vjedhin më shumë se ata të përparshmit. Ai nuk i ka merituar, ne me i marrë 100 euro menjëherë në burg na dërgojnë, ndërsa këtë po i mbrojnë hajnat. Me hajna nuk ka shtet më shumë nuk di se çfarë të ju them këtyre hajnave”, tha ky qytetarë.
“Ne nuk kemi çfarë të mendojmë, prej kësaj qeverie asgjë më mirë nuk pritet, ajo jo vetëm vëllait por ja kish dhënë edhe dajës edhe një bash partiaku pa asnjë kriter. Po sigurisht që ka ndikuar, qysh jo. Nëse dikujt është dashur të ja japin, nëse e meritojnë gratë e Krushës që kanë formuar edhe kooperativën që prodhojnë e punojnë diçka se askujt tjetër…por kush është në vend aty zgjedhë, çfarë të bëjmë”, pohoi ky qytetarë.
Ndryshe sot, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Bujqësisë,
Faton Peci dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli./Arbresh.info/
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani