Për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, aplikuesit krahas kontrollës administrative inspektohen edhe në terren nga inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
E ekipit të inspektimit në terren sot i është bashkëngjitur edhe Ministri Faton Peci, për të parë nga afër procesin e monitorimit e kontrollit, si dhe për t’u siguruar se mbështetja financiare po shkon në vendin e duhur.
“Në Komunën e Obiliqit, vizitova bujkun Berat Mehmeti, kultivues i grurit, ku pashë se dokumentacioni i dorëzuar gjatë aplikimit për Pagesa Direkte 2022, korrespondonte me gjendjen në teren.
Me këtë rast, ky bujk më tregoi se është optimist sa i përket rendimentit ku pret të korrë rreth 6 tonë grurë për hektarë”, tha Ministri Peci.
Duke i uruar punë të mbarë e bereqet në korrjet e sivjetshme, Ministri e siguroi se mbështetja institucionale nuk do i mungojë asnjë bujku, përderisa çdo bujk është korrekt dhe respekton ligjin.
Ndryshe, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022 numri i aplikimeve në të gjitha kulturat dhe aktivitetet bujqësore e blegtorale që mbështeten përmes këtij programi arrin në 50836 aplikime, me gjithsejtë 28,834 aplikues.
Ndërkaq, inspektimet në terren realizohen bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2022 për Pagesa Direkte. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...