Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në Konferencën e Dytë për Bujqësinë Organike në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Produkteve Organike, si i ftuar nderi i kësaj ngjarje.
Sipas njoftimit, në fjalën e tij të rastit, Ministri Peci tha se falë bashkëpunimit konsistentë me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqatat vendore, po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët organikë, kemi rritur përkrahjen në 400%, si dhe kemi hartuar Planin Kombëtar për Bujqësinë Organike 2023-2026, duke e harmonizuar atë me standardet e BE-së dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.
Gjithashtu Peci i cili gjithashtu theksoi se përkushtimi ynë i përbashkët po jep rezultate konkrete, ku vetëm gjatë vitit 2023 janë certifikuar 520 hektarë për prodhim organik, ndërsa eksportet organike kanë arritur vlerën prej 16.5 milionë eurosh./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...