Google ADS

Ministri Peci jep lajmin e mirë për fermerët, sot nis ekzekutimi i pagesave për subvencione

10:31 | 3 Korrik 2024
K.B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024.

Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka thënë se janë ndarë 3.8 milionë euro, ku kanë përfituar 3 mijë e 906 fermerë.

“Mirëmëngjesi fermerë të vyer e punëtorë! 3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues! Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, ka shkruar ministri Peci./Arbresh.info/

Të ngjashme