Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar fushata “Parandalojmë tërbimin, ruajmë shëndetin”.
Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se kjo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi sëmundjen e tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.
” Kjo sëmundje është zoonozë, bartet nga kafshët tek njeriu dhe është vdekjeprurëse. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Peci.
“Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem-vaksinave nga ajri me avionë por edhe në mënyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra. Sipas statistikave, në botë çdo ditë vdesin 160 persona ndërsa brenda vitit vdesin 59,000 persona. Përmes këtij aksioni theksojmë përkushtimin ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit”, ka thënë Peci./Arbresh.info
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?