Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë Kiril Vatev, ka mbërritur të enjten për një vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast në pikën kufitare në Han të Elezit është pritur nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, Ministri i Bullgarisë, Vatev së bashku me Ministrin Peci në takimin bilateral që do ta zhvillojnë gjatë ditës do të diskutojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.
Krahas kësaj, të dy së bashku do të realizojnë edhe një varg aktivitetesh, duke përfshirë këtu vizitat tek disa agrobiznese vendore në vendin tonë, për t’u njohur nga afër me potencialin zhvillimor të prodhuesve vendor.
Ministri Peci dhe homologu i tij bullgar, Kiril Vatev, gjatë kësaj vizite do të bisedojnë edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve tregtare mes shteteve të tyre në mënyrë që produktet e Kosovës të jetë pjesë e tryezave bullgare./eo
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...