Sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues. Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në tryezën me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritje e Bujqësisë së Kosovës duke Menaxhuar Rreziqet e Motit”, e cila është organizuar nga MBPZhR-ja dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare – IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore.
Me këtë rast, Ministri Peci ka prezantuar politikat e reja bujqësore, përmes të cilave theksoi se do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë. Në kuadër të Programit të Pagesave Direkte të vitit 2022, Ministri ka njoftuar se do të mbështetën fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor për 12 kultura bujqësore.
“Ministria e Bujqësisë mbetet e vendosur që të mbështesë rritjen dhe zgjerimin e sektorit të sigurimeve bujqësore në Kosovë. Ne do të vazhdojmë me Programin e Pagesave Direkte, ku kemi prezantuar subvencionimin prej 75% të primës së sigurimit për sigurimet bujqësore, dhe presim që të kemi rritje të numrit të fermerëve të cilët sigurojnë prodhimet e tyre kundër rreziqeve të motit”, ka thënë Ministri Peci.
Ndër tjerash, ai ka shprehur gatishmërinë e tij që të vazhdojnë bashkëpunimin me IFC-në, të cilët ai i ka falënderuar njëkohësisht për përkrahjen e ofruar në funksionalizimin e sistemit për sigurime bujqësore.
Ndryshe, përqindja për subvencionim të sigurimeve bujqësore ka pasur rritje nga 50% sa ishte në vitet 2020 dhe 2021, si dhe 75% për vitin 2022, me qëllim që sigurimet bujqësore të jenë të përballueshme për të gjithë fermerët, të cilët do të sigurojnë produktet tyre duke paguar vetëm 25% të vlerës së primës së sigurimit. Ndërkaq, që nga viti 2017, kur projekti i IFC-së për Sigurime Bujqësore ka filluar të zbatohet në Kosovë, janë krijuar 15 produkte të sigurimeve bujqësore./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...