Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit për vizitë në fermën e Gani Dobratiqit nga fshati Besi i komunës së Prishtinës, i cili është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditore 200 litra qumësht.
Ai gjithashtu mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.
Me mbështetjen e mundësuar nga Qeveria e Kosovës për fermerët vendor, vendi ynë po shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta, tha ministri Peci.
“Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”, tha ai.
Peci ritheksoi se të gjithë bujqit siç është edhe Gani do të jenë përfitues në fondin rekordi i çmimeve të favorshme, pasi ne përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që bujqve tanë t’iu ulen shpenzimet, thuhet në komunikatën për media nga kjo Ministri./Arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?