Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka mirëpritur sot Ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se ministri Ozdemir është një politikan avangard i cili integrimet evropiane nuk i sheh si një ecuri abstrakte, por në vend të kësaj ai ndërmerr hapa konkret, gjë që po e demonstron edhe sot me përkushtimin dhe interesimin ndaj vendit dhe popullit tonë.
“Aty ku ka projekte, ka më shumë afirmim dhe paqe, kurse zgjidhjet drejt të ardhmes bëhen më të lehta.”, ka shkruar ministri Peci.
“Me personalitetin e tij altruist, Ministri Ozdemir jep siguri se zëri i popujve të rrezikuar do të dëgjohet. Afirmimi i të drejtave, së bashku me respektimin e diversitetit kulturor, janë strumbullari i angazhimit të tij plot humanizëm.”, shtoi ai.
Tutje ai ka thënë se Kosova dhe Gjermania ndër vite kanë qenë dhe janë partnerë në shumë fusha e veçanërisht në bujqësi.
“Ekspertiza dhe përkrahja direkte e Qeverisë Gjermane por edhe përkrahja politike në arenën ndërkombëtare për qasje në mekanizma mbështetës që ka BE në dispozicion, është e pazëvendësueshme.”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë ka ftuar të gjitha grupet politike për votimin e marrëveshjes mes Qeverisës ë Kosovës dhe asaj gjermane.
“Është një rastësi e këndshme fakti që nesër në Kuvend si pikë të rendit të ditës kemi edhe ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë së Kosovës, për financimin e projektit në vlerë prej 20 milionë euro për zhvillimin e zonave rurale për periudhën 3 vjeçare. Ftoj gjithë grupet politike ne Kuvendin eKosovës që të reflektojnë në këtë aspekt dhe të jenë konstruktiv për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, tha ai.
Gjatë takimit, ministrat e të dyja vendeve diskutuam për shumë çështje thelbësore rreth sektorit të bujqësisë, sigurisë ushqimore, sigurimit të ushqimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve tona.
Peci e ka njoftaur homologun e tij edhe për prioritetet e politikave bujqësore duke theksuar avancimin e hovshëm të tyre për këto 2 vitet e fundit.
Ditën e vazhduan me vizitën e vreshtarëve e vretarë në Komunën e Rahovecit ku jan ëtakuar edhe me gratë fermere në Kooperativën Bujqësore “Krusha”.
“Falë punës së vyer, prodhimet bujqësore të Republikës së Kosovës, që nga perimet e deri tek vera, me lehtësi i gjen në vendet e Bashkimit Evropian. Mbetem i përkushtuar që ta thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona dhe të punojmë në fuqizimin e mëtutjeshëm te miqësisë mes popujve tanë. “, shkroi ministri Peci.
Peci tha se vizita e ministrit gjerman, vjen pas një periudhe aspak të qetë për Republikën e Kosovës, pas sulmit terrorist në veri të vendit nga struktura terroriste të mbështetura nga Serbia.
“Ministri Ozdemir personalisht ka sensibilizuar opinionin e gjerë mbi rrezikun që i kanoset Kosovës duke e thënë qartë se Kosova si viktimë e gjenocidi që erdhi nga Serbia. është sërish nën presion masiv nga po i njëjti regjim. “, ka shkruar Peci.
“Jam shumë i lumtur që afirmimi i të drejtave, së bashku me respektimin e diversitetit kulturor përveç punës në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, janë në qendër të angazhimit human të Ministrit Ozdemir.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...