Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka pritur në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të udhëhequr nga komisioneri ministror, Istvan Joo.
Në takim gjithashtu morën pjesë edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Markuz, Presidenti i Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Hungarisë, Attila Galambos, si dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, znj. Albena Reshitaj.
Në takim është biseduar rreth implementimit të Marrëveshjes për Themelimin e Programit Kornizë për bashkëpunim financiar ndërmjet dy qeverie, si dhe formimin e komitetit drejtues nga Ministria e Financave e Kosovës, me qëllim të identifikimit të projekteve, si dhe përgatitjen e kushteve për zbatimin e tyre.
Ministri Pacolli foli rreth prioriteteve të Kosovës, duke nënvizuar projektet në fushën e trajtimit të mbeturinave dhe të ujërave të zeza.
Gjatë kësaj bisede, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...