Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani ka vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik në autostradën Struma në Bullgari.
Pas vizitës së tyre, në intervistë për TV21 para spitalit ku po qëndrojnë pacientët, Osmani ka siguruar se të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas paralajmërimeve që ka marrë, ai thotë se dy pacientët e parë mund të lëshohen të premten për kurim shtëpiak.
Osmani u ka rekomanduar edhe zhvendosje në spitale e Shkupit, si fazë tranzitore, por mjekët kanë këshilluar që të qëndrojnë në Spital ku janë për momentin.
“Janë në gjendje të mirë shëndetësore stabile, në aspekt që nuk kanë rrezik për jetë. Paralajmërimet, vlerësimet e mjekëve janë që ndoshta dy të parët, diku kah e premtja mund të lëshohen në shërim shtëpiak. Por, këtu shtrohet edhe çështja se a ka kush i trajton në shërim shtëpiak. Unë, ju ofrova të shtrihen edhe në Spitalet e Shkupit, si fazë tranzitore, por kjo do të jetë vlerësim profesional i tyre, ashtu që mund të konstatoj se gjendja shëndetësore është e mirë”, tha Osmani.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...