Ministri nga radhët e AKR-së Flamur Sefaj ka bërë të ditur se 20 mijë automjete janë regjistruar pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit nga Ministria e Punëve të Brendshme në dhjetor të vitit të shkuar.
Ai në në një postim në facebook ka shkruar se kjo gjë dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit”, ka shkruar ministri Sefaj.
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...