Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Mramor, ku takoi fermerët e kësaj ane.
Ministri Mustafa bashkëbisedoi me blegtorët, fermerët dhe bletarët e Mramorit, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre bujqësore. Kërkesat e fermerëve ishin kryesisht rreth ballafaqimit me sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila sipas tyre i ka ndikuar së fundi.
Nga ana tjetër, ministri Mustafa njoftoi fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me pjesën e parë të pagesës së subvencioneve. Ministri i MBPZhR-së theksoi se, Ministria e Bujqësisë ka punuar pa pushim që t’i eliminojë ndikimet e padrejta në aplikimet për grante dhe subvencione, për të siguruar një fushë të barabartë të lojës, që secili fermer të jetë i barabartë.
Ndërsa, sa i përket pagesës së subvencioneve, Ministri Mustafa tha se ajo është kundërpërgjigja më e mirë e Qeverisë që ka për qëllim lehtësimin e ballafaqimit të fermerëve me situatën e krijuar nga Covid-19.
Ministri Mustafa u zotua se në kuadër të mundësive, do të vazhdojë ta forcojë edhe më shumë përkrahjen e deritanishme ndaj fermerëve, si atyre të Mramorit edhe të gjithë Kosovës.
Fermerët falënderuan ministrin Musatafa, vizitën e të cilit e cilësuan si shtysë dhe përkrahje për punën e tyre./arbresh.info/
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...