Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë.
“Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në shtet ndërtimin e saj. Gjithashtu, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, ambasadori Ruari O’Connell u shpreh i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dyja vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës./arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit