Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga komuniteti turk, Fikrim Damka, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Kuvendit të Kosovës.
Me theks të veçantë u diskutua sa i përket komunitetit turk në Kosovë, sidomos sa i përket përfshirjes së tyre në institucionet e sigurisë. Ministri Mustafa vuri në dukje se në të gjitha angazhimet komunitet janë në kushte të barabarta me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se në Kosovë ka një harmoni të bashkëjetesës të të gjithë komuniteteve dhe të gjithë kanë sigurinë e nevojshme për të jetuar dhe vepruar pa paragjykime të përkatësisë etnike fetare etj./arbresh.info/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...