Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me disa nga prioritetet e ministrisë në kuadër të programeve mbështetëse për agrobizneset për vitin 2020.
Ministri Mustafa, ka treguar se MBPZhR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.
Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj ode dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.
Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Po ashtu, ai e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e agrobizneseve në vend./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...