Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, falë edhe masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor.
Për të monitoruar nga afër punën që po e bëjnë këta prodhues, sot gjatë ditës Ministri Besian Mustafa, bashkë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte në terren tek disa kultivues bujqësorë të kësaj komune.
“Përmes këtyre vizitave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, e po ashtu, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore, e cila do ta ketë mbështetjen time të plotë. Në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore”, tha Ministri Mustafa.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e njoftoi Ministrin Mustafa për punën që po e bën kjo komunë për të përkrahur kultivuesit bujqësorë, edhe pas gjendjes së krijuar nga pandemia./arbresh.info
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton