Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, mori pjesë në eventin virtual të fillimit të projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.
Në fjalën e tij, ministri Mustafa tha se, ky program do ta forcojë edhe më shumë administrimin e pyjeve.
“Jemi duke punuar drejt rimëkëmbjes së plotë të sektorit të pylltarisë dhe mbetemi të përkushtuar në ngritjen e pyjeve tona në kapacitetin, funksionalitetin dhe produktivitetin e tyre të plotë”, tha ministri Mustafa.
Tutje, ministri i MBPZhR-së shtoi se, ky projekt është tejet i rëndësishëm, duke pas parasysh që Republika e Kosovës, si pjesë të agjendës për aderim në Bashkimin Evropian, po vazhdon t’i përafrojë dhe harmonizojë edhe ligjet për pyjet.
“Si një vend i ri, me vullnet të madh, vazhdimisht po punojmë në një strategji dhe plan të ardhshëm për bujqësinë, pylltarinë dhe zhvillimin rural”, tha ministri Mustafa.
Ministri i MBPZhR-së, tutje shtoi se si Ministri, vazhdimisht po luftohet me zinxhirët e tregut informal të pyjeve dhe po pengohet prerja ilegale, jo vetëm për hir të ekonomisë së Kosovës, por edhe për të mbrojtur dhe ruajtur pyjet, asetin kryesor në menaxhimin e ndryshimit klimatik.
Në event morën pjesë edhe Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, koordinatorja për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të BE-së me Kosovën, Luigi Brusa, si dhe udhëheqësi regjional i Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), Raimund Jehle.
Ky projekt është bashkëorganizim mes Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) dhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe është i përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...