Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, drejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Liam Breslin dhe me zëvendësdrejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Marius Lazdinis ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj sektorit në Kosovë.
Ministri Mustafa gjatë kësaj videokonference, i ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë këtij mandati “duke veçuar përmirësimin e qeverisjes, efikasitetit dhe transparencës në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë për ta përgatitur për akreditim sipas standardeve të BE-së” siç u shpreh ai.
Në anën tjetër, ai ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për sektorët e ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy institucioneve./arbresh.info
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka