Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, së bashku me deputetin e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, Islam Pacollin kanë vizituar stacionin e Policisë në Kodrën e Trimave.
Ministri në detyrë, Ekrem Mustafa, ka falënderuar policinë e stacionit të Kodrës së Trimave që përkundër kushteve që vështira kanë qëndruar besnik ndaj detyrës, raporton Arbresh.info.
“Kam informacione që ky stacion është i neglizhuar. Ka mungesë të përgatitjes logjistike. Sa i përket punës tuaj muj me ju shpreh vetëm lëvdata dhe me ju kërkuar falje që s’kam mundur me punu më shumë për juve sa kam qenë ministër”, tha Mustafa.
Islam Pacolli, kandidat për deputet nga AKR, ka thënë se është fatkeqësi se në çfarë gjendje është Policia e Kosovës.
Pacolli ka thënë se policia duhet me qenë gjithçka për një vend.
“Sa kam qenë dy vjet në mandat të deputetit kam ngritur zërin për çështjen e policit. Policia e Kosovës nuk kanë kushte të mira. Shumica e tyre janë në kredi për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Është fatkeqësi me këto kushte qe i keni sot”, tha Pacolli.
Kapitenia, Melihate Sefedini, nga ky stacion falënderoi ministrin dhe deputetin për vizitën duke i njoftuar se përkundër gjendjes së stacionit siguria është në nivel./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/720401021770120/?notif_id=1569400211217975¬if_t=live_video_explicit
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...