Google ADS

Ministri Murati thërret konferencë për media

11:34 | 1 Shkurt 2022
A Z

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas këtij njoftimi, konferenca do të mbahet në orën 13:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës derisa arsyeja s’është bërë e ditur.

“Ju ftojmë që sot në ora 13:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Konferenca për Media do të mbahet sot, më 01 shkurt 2022, në ora 13:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme