Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, IsmailKadare.
Në këtë takim miqësor, ministri Murati e njoftoi Kadarenë për punën e MeD-së, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.
Me këtë rast, ministri Murati e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë “Ditëve të Diasporës”.
Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë./Arbresh.info/
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...